Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz i është përgjigur deklaratave të forta nga Donald Trump për Europën dhe strategjinë e SHBA për zhdukjen e kulturës europiane.
Merz hodhi poshtë komponentët e strategjisë amerikane dhe atë si jo të habitshme në thelb, me dokumentin që pasqyron përafërsisht atë që Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha tashmë në shkurt në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
"Disa prej tyre janë të besueshme, disa janë të kuptueshme dhe disa janë të papranueshme për ne nga një këndvështrim evropian," tha Merz për strategjinë amerikane.
"Nuk shoh nevojë që amerikanët të përpiqen tani të shpëtojnë demokracinë në Evropë. Nëse do të kishte nevojë për shpëtim, ne do të ishim në gjendje ta përballonim atë vetë," shtoi ai.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shpërthyer në kritika ndaj udhëheqësve evropianë duke i cilësuar ata si të dobët dhe të humbur.
Në një intervistë për “Politico”, Trump e përshkroi Europën si një bashkësi kombesh “në shpërbërje” duke akuzuar udhëheqësit e saj si të “dobët” dhe të paaftë për të marrë vendime të rëndësishme.
Presidenti amerikan kritikoi aleatët tradicionale të SHBA-së për dështimin në kontrollin e imigracionit dhe luftës në Ukrainë.
“Mendoj se janë të dobët. Por gjithashtu mendoj se ata duan të jenë shumë politikisht korrektë. Nuk dinë çfarë të bëjnë. Evropa nuk di çfarë të bëjë as për tregtinë.”, tha ai.
Komentet e tij vijnë në një moment kritik, ndërsa negociatat mbi luftën në Ukrainë janë të tensionuara dhe disa udhëheqës evropianë shprehin shqetësimin se SHBA-ja mund ta lërë Ukrainën përballë agresionit rus. Trump, megjithatë, nuk dha garanci për këtë çështje, duke theksuar se Rusia ka një pozicion më të fortë se Ukraina.
“Jam miqësor me të gjithë. Nuk kam armiq të vërtetë. Kam njohur udhëheqës të zgjuar dhe udhëheqës budallenj. Evropa nuk po bën një punë të mirë në shumë drejtime.”, shtoi Trump.
Sa i përket luftës në Ukrainë, Trump deklaroi se kishte propozuar një draft të ri marrëveshjeje paqeje, i cili u mirëprit nga disa zyrtarë ukrainas, por që nuk ishte shqyrtuar ende nga presidenti Volodymyr Zelensky.
“Do të ishte mirë nëse ai do ta lexonte atë,” tha Trump. Zelensky u takua me udhëheqës të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke theksuar kundërshtimin e tij ndaj çdo cedimi territorial ndaj Rusisë.
Trump kritikon udhëheqësit evropianë për mungesën e rezultateve: “Ata flasin, por nuk prodhojnë rezultate dhe lufta vazhdon e pandërprerë.” Ai kërkoi gjithashtu që Ukraina të mbajë zgjedhje të reja, duke vënë në dyshim funksionimin aktual të demokracisë atje.
Lini një Përgjigje