TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Mars 2026, 18:36

Ministri i Jashtëm iranian: Gati të përballemi me një pushtim amerikan, do të ishte një katastrofë për ta

Shkruar nga Pamfleti
Ministri i Jashtëm iranian: Gati të përballemi me një
Abbas Araghchi

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se vendi i tij është i përgatitur të përballet me një pushtim tokësor nga Shtetet e Bashkuara, nëse Uashingtoni vendos të dërgojë trupa në territorin iranian.

Në një intervistë për NBC News, Araghchi tha se Teherani është i bindur se mund t’i kundërshtojë forcat amerikane në rast të një ndërhyrjeje ushtarake.

“Irani është gati të përballet me një pushtim tokësor amerikan. Ne jemi të sigurt se mund t’i përballojmë dhe kjo do të ishte një katastrofë e madhe për ta”, u shpreh ai.

Diplomati iranian shtoi gjithashtu se autoritetet iraniane janë të përgatitura për një skenar të tillë, duke deklaruar: “Ne po i presim.”

Deklarata vjen në një moment të tensioneve të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa përplasjet mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kanë intensifikuar frikën për një konflikt më të gjerë në rajon.

abbas araghchi iran shba

Lini një Përgjigje