
Ministri i Financave në Gjermani, Christian Lindner, ka thënë se mbështetja për Ukrainën do të vijojë edhe pse kjo do të thotë një shtim i shpenzimeve.
“Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën si një mburojë kundër ambicieve të presidentit rus Vladimir Putin, por kjo do të thotë se do të vijojnë të rriten shpenzimet”, tha Ministri i Financave Christian Lindner.
Ministri tha se edhe pse Putin është në sulm vetëm drejt Ukrainës, ai synon të gjithë Europën, dhe mënyrën tonë të jetesës.
“Putin dëshiron jo vetëm të fshijë Ukrainën nga harta, por të ndajë Evropën dhe NATO-n dhe të sigurojë që Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga Evropa. Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina. Qëllimi i Putinit është të jetë në gjendje të ushtrojë pushtet mbi ne. Dhe ai kurrë nuk duhet të ketë sukses në këtë”, paralajmëroi ministri.
Për këtë arsye, Gjermania duhet të përmirësojë sistemin e saj mbrojtës, për të mbrojtur jo vetëm veten, por edhe aleatët.
“Fondi special prej 100 miliardë eurosh (107 miliardë dollarë) i krijuar për të ndihmuar ushtrinë gjermane, pasi Rusia pushtoi fqinjin e saj në 2022, do të përdoret brenda disa vitesh”, tha Lindner.
Pas përdorimit të këtij fondi, ushtria gjermane do të duhet të mbështetet vetëm në fondet e rregullta të buxhetit, por kjo do të jetë një vështirësi e shtuar duke patur parasysh ehe borxhin në rritje.
Lini një Përgjigje