
Forcat e NATO-s kanë përfunduar stërvitjen “Brave Griffin”, e cila zgjati thuajse një javë.
Stërvitja u zhvillua në zonën Suvalki, e konsideruar një nga zonat më të cënueshme të Aleancës, ku morën pjesë 1500 trupa.
Bëhet fjalë për kufirin mes Polonisë dhe Lituanisë, që gjithashtu është rruga më e shkurtër për në enklavën ruse të Kaliningradit.
Shanset për një sulm rus ndaj një vendi të NATO-s janë rritur ndjeshëm në muajt e fundit, të lidhura edhe me ndihmën që Uashingtoni i ka premtuar Ukrainës.
Gjithashtu, me rifillimin e ndihmave, aleatët diskutuan përforcime të mëtejshme gjatë takimit të formatit ‘Ramshtajn’.
Ndërkohë, vonë të premten, sirenat e alarmit u dëgjuan në të gjithë vendin. Shpërthime të ndryshme u dëgjuan kryesisht në rajonet jug-perëndimore.
Alarmi u tërhoq shpejt, por në disa zona bombardimet rifilluan pasi avionët luftarakë rusë u nisën nga baza ajrore e gadishullit Kola.
Nga ana e tij, Kievi pretendon se natën mes së premtes dhe së shtunës, forcat speciale ukrainase sulmuan me dronë aeroportin ushtarak rus në Kushçevsk dhe dy rafineri nafte në Krasnodar.
Lini një Përgjigje