
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u është lutur sërish këtë të shtunë aleatëve të Kievit për kundërajrorë dhe për furnizim të shpejtë me armë, pas sulmit të ri masiv rus ndaj sektorit ukrainas të energjisë.
Zelensky tha se Ukraina ka nevojë për një sasi të mjaftueshme të kundërajrorëve dhe të armëve të tjera për mbrojtjen e qyteteve të veta dhe për të triumfuar kundër pushtuesit rus.
“Terrori duhet të humbë gjithmonë dhe, kushdo që na ndihmon t’i bëjmë ballë terrorit rus, është mbrojtës i vërtetë i jetës”, tha Zelensky.
Kievi pohoi këtë mëngjes se Rusia ka kryer sulme të mëdha kundër termocentraleve të saj gjatë natës, sakaq kompania më e madhe energjetike e Ukrainës, tha se 4 termocentrale të saj janë goditur.
“Armiku përsëri i bombardoi fuqishëm objektet energjetike ukrainase. Pajisjet e kompanisë janë dëmtuar rëndë. Punëtorët e energjisë janë duke punuar tani për eliminimin e pasojave të sulmit”, tha kompania energjetike e Ukrainës
Lini një Përgjigje