Ish-kreu i Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) dhe senator i Republikës Srpska, Aleksandar Vulin, tha se vendet perëndimore janë të shqetësuara për bashkëpunimin mes Rusisë dhe Serbisë, por se ai është i fortë, transmeton Russia Today (RT).
“Ky bashkëpunim i shqetëson ata që i pengon Serbia e lirë. E dini, kush nuk e do Rusinë nuk është mik i Serbisë. Dhe kushdo që është mik i Serbisë nuk është armik i Rusisë. Gjithmonë ka qenë kështu. Kush mendon keq për presidentin (Vladimir) Putin, mendon keq edhe për (Aleksandar) Vuçiçin. Kushdo që dëshiron të shkatërrojë Serbinë do edhe Rusinë. Ashtu është”, tha ai.
Sipas tij, gjatë shekujve ishte e qartë se nëse Rusia nuk mund të mbijetonte, as Serbia.
“Nëse Rusia do ta kishte humbur luftën, nëse NATO-ja do të kishte fituar, a mendon vërtet dikush se Serbia mund të ekzistojë? Dhe jo vetëm Serbia. A mendon dikush se në këtë rast do të mbeteshin të gjitha vendet e pavarura të botës? Pa një Rusi të lirë, të fortë, nuk ka Serbi të lirë dhe të fortë. Ky është një fakt, i pëlqen apo jo dikujt. Prandaj bashkëpunimi ynë është një pengesë e tillë për ata që nuk duan ta shohin Serbinë e lirë”, ka theksuar Vulin.
Lini një Përgjigje