TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Prill 2024, 16:45

Tornadot godasin SHBA, lëndohen disa persona dhe shkatërrohen qindra banesa

Shkruar nga Pamfleti

Tornadot godasin SHBA, lëndohen disa persona dhe shkatërrohen qindra

Disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shumë tornadove që kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga tornadot janë dëmtuar qindra banesa dhe ndërtesa.

Më shumë se 70 tornado u regjistruan në gjithë vendin nga Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së, shumica e të cilave përreth Omahas në Nebraska.

Deri të premten mbrëma u raportua për disa të lënduar, por fatmirësisht jo për të vdekur.

"Tre persona u lënduan në kontin Lancaster në Nebraska, kur një tornado goditi një ndërtesë industriale, duke e shembur kulmin e saj, ndërsa 70 njerëz ndodheshin brenda saj.Disa prej tyre kishin ngecur, por në fund të gjithë u evakuuan dhe të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën", thanë autoritetet.

Ekipet e emergjencës janë duke i kontrolluar shtëpitë e dëmtuara dhe po ndihmojnë me qytetarët e lënduar”, tha Policia e Omahas.

Rreth 11.000 shtëpi mbetën pa rrymë elektrike në Nebraska, sipas autoriteteve.

Shërbimi Kombëtar i Motit bëri shumë paralajmërime për tornado në disa shtete të Amerikës të premten, duke i paralajmëruar ato se stuhitë e fuqishme do të vazhdonin edhe të shtunën./REL

shba tornado te lenduar banesa te shkaterruara

Lini një Përgjigje