TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Dhjetor 2023, 14:37

Milorad Dodik shkakton polemika: Bosnja dhe Hercegovina do të shpërbëhet, është vetëm çështje kohe

Shkruar nga Pamfleti
Milorad Dodik shkakton polemika: Bosnja dhe Hercegovina do të
Milorad Dodik

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik në Bosnja dhe Hercegovinë ka shkaktuar sërish polemika me deklaratat e tij.

Sipas tij, Bosnja dhe Hercegovina do të shpërbëhet.

“Është vetëm çështje kohe, Bosnja dhe Hercegovina do të shpërbëhet”, kështu është shprehur presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Ai ka theksuar se ‘Asambleja Kombëtare e Republikës Srpska mori të gjitha vendimet e duhura për statusin e saj të pavarur’.

Gjithashtu shton se tashmë mbetet vetëm të presin se kur e gjitha kjo të realizohet.

“Ku po shkon Bosnja dhe Hercegovina? Kjo është pyetja që duhet të shtrohet. Ajo do të shpërbëhet, është vetëm çështje kohe kur kjo të ndodhë”, shprehet ai.

 

milorad dodik bosnja hercegovina

Lini një Përgjigje