TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Dhjetor 2023, 08:31

A po kthehet Serbia si Ukraina? Prorusët lëshojnë alarmin: Po përgatitet revolucioni portokalli!

Shkruar nga Pamfleti

 

A po kthehet Serbia si Ukraina? Prorusët lëshojnë alarmin: Po
Beogradi sot /

 Opozita ka hyrë në grevë urie, e sipas gjasave ky konflikt po agravohet gjithnjë e më tepër...

Revolta thuajse e të gjithë Perëndimit ndaj zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi, ka sjellë një furi reagimesh, ku më interesantja që bie në sy, është frika e kthimit të Ballkanit në një Ukrainë. Pra në një fushë përplasjesh, jo në luftë të ftohtë, por të nxehtë kësaj radhe.

Këto zëra nuk janë vetëm nga përkrahësit e Aleksandër Vuçiçit, i cili është tmerruar prej Gjermanisë dhe kancelarit Olaf Shchols, por edhe prej aktorëve të tjerë politikë.

Branimir Nestoreviç, lider i një prej partive populiste që doli edhe si rilevacion i zgjedhjeve të 17 dhjetorit, ka folur në mediat serbe për rrezikun që vendi të përfshihet në një revolucion me ngjyra, si ata që kanë ndodhur në ish-vendet e Bashkimit Sovjetik.

Sipas virologut, që u bë i famshëm në kohën e Covid, si puna e Alfred Cakos tek ne, dhe që mbështet teori konspirative, ka akuzuar Perëndimin se po bën çmos që ta kthejë Serbinë në një vend antirus.

Në një intervistë në televizionit Prva, i cili është pronë e një grupi luajal me partinë në pushtet, Nestoreviç që drejton partinë “Ne, Zëri i Popullit”, sulmoi opozitën serbe, se po e fut Serbinë në një luftë civile.

“Ne jemi opozita e pushtetit, kurse ata janë opozita e Serbisë”, tha Nestoreviç, duke ju drejtuar koalicionit më të madh opozitar “Serbia kundër dhunës”, ku bëjnë pjesë thuajse të gjithë forcat pro Perëndimit. 

Duke folur për protestat e opozitës pro-evropiane "Serbia kundër dhunës", Nestoroviç tha se atij gjithçka i "duket si një përpjekje për një revolucion me ngjyrë". Ndërkaq, pak kohë më parë, ky qëndrim erdhi pikërisht nga Moska zyrtare.

Numri dy i ministrisë së jashtme ruse, Maria Zaharova deklaroi se Perëndimi po e kthen Serbinë në një Ukrainë të re. Nestoreviç, ndërkaq, tha se “jam konsultuar me shumë ekspertë të revolucioneve me ngjyra, e pikërisht këto janë shenjat se kështu fillon.

Dalja e Moskës dhe e forcave prokremlinit në mbrojtje të Aleksandër Vuçiçit, pikërisht kur Perëndimi po e sulmon fort, tregon se Serbia realisht është në prag të një përplasjeje të madhe.

Në këtë përplasje, duket se po luajnë të gjtha palët. SHBA përshembull nuk është në krye të kritikave ndaj zgjedhjeve, por po mban një qëndrim më të balancuar. Gjermania është udhëheqësja e grupit të shteteve që po e sulmon Vuçiçin, i cili tashmë e konsideron armik Berlinin zyrtar dhe sidomos kancelarin Schols. Madje mediat e Vuçiç kanë publikuar disa sondazhe, sipas të cilave kancelari aktual është më antipopullori në historinë e Gjermanisë. Duket se çdo ditë e më shumë, Vuçiç po rrëshqet në një qëndrim të ashpër antiperëndimor, duke imituar Milosheviçin e viteve 90. E në këtë rast duket i qartë rezultati i kësaj stretegjie. Opozita ka hyrë në grevë urie, e sipas gjasave ky konflikt po agravohet gjithnjë e më tepër./Pamfleti

serbia si ukraina revolucioni portokalli

Lini një Përgjigje