TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Shkurt 2026, 21:33

Meloni e 'frikësuar'! 

Shkruar nga Mario Lavia
Meloni e 'frikësuar'! 
Giorgia Meloni

Me “Jo”-në e referendumit shembet i gjithë plani...

Një spot që fton qytetarët italinë t’i thonë “Jo” propozimeve të qeverisë ‘Meloni’ në referendum. Kjo rrezikon të jetë kryevepra e qendrës së djathtë teksa ora e referendumit për ligjin zgjedhor po afrohet. Me një mekanizëm që do të parashikonte një bonus shumice tepër të gjerë, që tejkalon kufijtë e pranuar në kohën e “Italicum”-it të Renzit.

Sipas propozimeve të bëra nga grupi i Melonit, koalicioni që do të marrë dyzet për qind të votave, do të përfitojë më shumë se pesëdhjetë e pesë për qind të mandateve. Pra përtej asaj që është lejuar nga Gjykata Kushtetuese.

Edhe shpejtësia me të cilën e djathta kërkon të miratojë ligjin e ri, ngre dyshime. Shumica dëshiron ta çojë ligjin në Parlament, të emërtuar në mënyrë të shëmtuar “Stabilicum”, që në ditët në vijim, duke i dhënë lamtumirën, ndër të tjera, edhe një minimumi të asaj mirësjelljeje institucionale që do të impononte një ballafaqim paraprak me opozitat. Por as që bëhet fjalë.

Në përgjithësi, në fakt duket vërtet se shumica është pushtuar nga frika për të humbur para së gjithash referendumin dhe, për rrjedhojë, atë aureolë të pathyeshmërisë që e ka shoqëruar rrugëtimin e saj që nga fitorja e vitit 2022. Kështu Meloni, kërkon rrugë të shkurtra dhe sforcime. Por i bën një dhuratë opozitave, në krye Partisë Demokratike dhe Lëvizjes 5 Yjet, të cilat mbi vrullin e fushatës për “Jo”-në, të bazuar tërësisht mbi tundimet autoritare të Giorgia Melonit, shtojnë tani edhe një element tjetër, kështu që dinamika e frikësimit kundër së djathtës bëhet kjo: ligj mashtrues, sulm ndaj magjistratëve, zgjedhje dhe Meloni në Quirinale.

Me “Jo”-në e referendumit shembet i gjithë plani: kjo është linja e Elly Schlein dhe Giuseppe Conte, të bashkuar në betejë. Duke marrë gjithashtu në konsideratë se presidentja e Këshillit dëshiron një ligj zgjedhor që të jetë shpejt në fuqi, sepse mund të dëshirojë të paraprijë zgjedhjet në vjeshtë. Shumë nervozizëm, në të djathtën. Opozita luan në mbrojtje dhe në kundërsulm, siç bën një skuadër që e kupton se kundërshtarët kanë frikë dhe po e luajnë shumë keq ndeshjen e tyre vendimtare./Përshtati “Pamfleti” nga “Linkiesta”

meloni referendumi

Lini një Përgjigje