TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Shkurt 2026, 20:41

Nafta ruse vijon të anashkalojë sanksionet, Zelensky kërkon veprime të forta ndaj “flotës në hije” të Putinit

Shkruar nga Pamfleti

Nafta ruse vijon të anashkalojë sanksionet, Zelensky kërkon

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehu zhgënjimin e thellë për dështimin e vendeve evropiane për të ndalur efektivisht “flotën në hije” të Rusisë, e cila transporton naftë të sanksionuar ruse përmes ujërave evropiane dhe NATO-s, duke financuar kështu luftën kundër Ukrainës.

Në një intervistë ekskluzive për Sky News, Zelensky theksoi nevojën për “hapa urgjentë” për të ndalur anijet që lundrojnë nëpër detet nën kontrollin e shteteve anëtare të NATO-s.

“Disa evropianë ndalojnë tankerët, por nuk mund t'i konfiskojnë për shkak të ligjit të tyre. A duhet ta bëjnë? Duhet ta bëjnë. Duhet ta ndryshojnë ligjin”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas vuri në dukje se sanksionet aktuale ndaj cisternave shpesh anashkalohen lehtësisht nga Rusia, e cila ndryshon regjistrimin e anijeve për të vazhduar tregtinë. Ai kërkoi masa më të ashpra, duke përfshirë sanksione jo vetëm ndaj anijeve, por edhe ndaj kapitenëve dhe ekuipazheve të tyre.

Është mirë kur u vendosin sanksione cisternave, por ata ndryshojnë regjistrimin dhe punojnë për ta anashkaluar atë. Ata duhet të vendosin sanksione... edhe mbi kapitenët dhe ekuipazhet”, shtoi Zelensky.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur janë dokumentuar kalimi i qindra tankerëve të “flotës në hije, pavarësisht sanksioneve perëndimore. Flota e tillë, e vlerësuar në deri në 800 anije, konsiderohet si një nga mjetet kryesore të Rusisë për të anashkaluar kufizimet e çmimit të naftës dhe embargon e BE-së dhe G7-së, duke gjeneruar të ardhura të mëdha që financojnë agresionin ushtarak në Ukrainë.

Zelensky ka bërë thirrje të përsëritura për ndërhyrje më të fortë evropiane dhe ndërkombëtare, duke paralajmëruar se pa veprime konkrete, Rusia do të vazhdojë të shfrytëzojë dobësitë ligjore për të mbajtur gjallë makinerinë e luftës.

putin nafta ruse

Lini një Përgjigje