TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Shkurt 2026, 21:31

Trump i ‘shkel syrin’ Putinit: Nëse arrihet marrëveshja e paqes me Ukrainën, SHBA-ja heq sanksionet!

Shkruar nga Pamfleti

Trump i ‘shkel syrin’ Putinit: Nëse arrihet marrëveshja e

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një sinjal homologut rus Vladimir Putin, se SHBA-ja është e gatshme të bëjë disa lëshime në këmbim të një marrëveshje paqeje në Ukrainë .

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në South Lawn përpara Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se heqja e sanksioneve anti-ruse do të jetë e mundur në rast se arrihet një marrëveshje paqe për Ukrainën.

"Do të doja shumë të bëja lehtësimin e sanksioneve. Do të doja që ajo luftë të mbaronte. Fola me Presidentin rus, Vladimir Putin. Do të donim ta shihnim luftën të mbaronte dhe do të donim ta përfundonim kaq shpejt", tha Trump në përgjigje të kërkesës së një gazetari të TASS për të komentuar mbi një lehtësim të mundshëm të sanksioneve për Moskën dhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Kujtojmë se SHBA-Rusi-Ukrainë mbajtën takime trepalëshe në nivel negociatorësh në Gjenevë disa ditë më parë, ku u fol për kushtet e mundshme të një marrëveshje paqeje. Në atë takim nuk pati ndonjë avancim të dukshëm, ndërkohë që takimi trepalësh i radhës do të mbahet në muajin mars.

 

trump shba rusi

1 Komente

  1. T
    Tony

    Jepini mmo djalit nje medalje se po i bije zalia te shkretit, se u be turpi i turpit.

    Lini një Përgjigje