
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin, ku mbetën të vrarë 10 persona pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë.
10 persona, përfshirë edhe personin e armatosur, kanë vdekur nga të shtënat brenda shkollës në Graz, në jug të Austrisë.
Presidenti e cilësoi sulmin me armë si të tmerrshëm dhe se nuk mund të përshkruhet me fjalë.
“Ajo që ndodhi sot në një shkollë në Graz godet zemrën e vendit tonë. Këta ishin të rinj që kishin gjithë jetën përpara. Një mësues që i shoqëroi në udhëtimin e tyre”, u shpreh ai.
Ndërsa Kancelari austriak Christian Stocker shpalli tre ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të sulmit në një shkollë në Graz. Ai tha gjithashtu se nesër në orën 10:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin.
Nëntë persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën në sulm.
Autori, ish-nxënës që nuk e kishte mbaruar shkollën, hapi zjarr në dy klasa në BORG Dreierschützengasse. Ai përdori dy armë, të cilat i zotëronte ligjërisht. Pas aktit, 21-vjeçari i dha fund jetës në një tualet në ndërtesë.
Lini një Përgjigje