TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Tetor 2023, 07:29

Masakra me 500 të vrarë në spitalin e Gazës, shpërthejnë protestat në Lindjen e Mesme; sulmohen ambasadat  

Shkruar nga Pamfleti

Masakra me 500 të vrarë në spitalin e Gazës,

Bota arabe ka shpërthyer në protesta pas sulmit makabër në spitalin në Gaza, ku u vranë 500 persona.

Hamasi akuzoi Izraelin për sulmin ndaj spitalit, duke e quajtur atë një "krim gjenocidi", por Jeruzalemi tha se një breshëri raketash e gabuar nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez ishte përgjegjës për shpërthimin.

Njerëzit u mblodhën rreth ambasadave izraelite në Turqi dhe Jordani, ndërsa në Liban njerëzit u grumbulluan rreth ambasadës amerikane. 

Forcat palestineze të sigurisë hodhën gaz lotsjellës dhe granata trullosëse për të shpërndarë protestuesit në qytetin e pushtuar të Ramallah në Bregun Perëndimor, të cilët po hidhnin gurë dhe brohoritnin kundër presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Pamjet televizive treguan protesta në qytetin jugperëndimor të Jemenit, Taz, si dhe në kryeqytetin maroken Rabat dhe kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Masakra me 500 të vrarë në spitalin e Gazës,Masakra me 500 të vrarë në spitalin e Gazës,

Ndërsa imazhet nga Stambolli tregonin turma njerëzish që mblidheshin rreth një zjarri dhe mbanin flamuj palestinezë. 

Pamjet më të fundit nga protestat që kanë shpërthyer në të gjithë Lindjen e Mesme. 

Masakra me 500 të vrarë në spitalin e Gazës,Masakra me 500 të vrarë në spitalin e Gazës,Masakra me 500 të vrarë në spitalin e Gazës,

Reagimi në qytete si Amani, Teherani dhe Bejruti, do të komplikojë përpjekjet e SHBA-së për të parandaluar përhapjen e konfliktit me Izraelin dhe Hamasin.

Grupi i fuqishëm i armatosur me bazë në Liban, Hezbollah, ka bërë thirrje për një ditë "zemërimi të paprecedentë" në shenjë proteste kundër Izraelit dhe vizitës së Joe Biden.

Mbrëmë vonë grupi akuzoi Izraelin për sulmin ndaj Spitalit Al Ahli.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se "terroristët barbarë" në Gaza bombarduan spitalin, duke përsëritur se ushtria izraelite nuk ishte përgjegjëse.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas shpalli tre ditë zie dhe anuloi një takim të planifikuar me presidentin amerikan Joe Biden.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka raportuar së fundmi se numri i viktimave në Rripin e Gazës për shkak të bombardimeve izraelite që nga fillimi i sulmit ka shkuar në 3200.

Ata gjithashtu kanë raportuar se 11 mijë të tjerë janë të plagosur, ku shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë.

 

Lini një Përgjigje