
Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për sulmin vdekjeprurës izraelit në spitalin al-Ahli në Gaza. Kështu ka deklaruar lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh.
“SHBA-ja mban përgjegjësinë e sulmit në spital për shkak të mbulimit që i jep agresionit izraelit”, tha Haniyeh.
Haniyeh shtoi se sulmi konfirmoi "brutalitetin" e Izraelit dhe shkallën e "humbjes" së tij pas ngjarjes së 7 tetorit.
Ai gjithashtu bëri thirrje që palestinezët në Bregun Perëndimor të ngrihen kundër pushtimit izraelit – ashtu siç mijëra njerëz po dalin në protesta në rrugët e Ramallah.
Lini një Përgjigje