TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2023, 22:05

Hamasi lëshon raketa drejt Tel Avivit, Scholz ‘braktis’ fluturimin e tij për në Kajro (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Hamasi lëshon raketa drejt Tel Avivit, Scholz ‘braktis’

Një sulm me raketa ka ndodhur në momentin kur kancelari Olaf Scholz dhe delegacioni i tij kanë qenë duke u larguar nga Tel Aviv, Izrael, për në Kajro.

Sipas gjermanes “Bild”, pak para nisjes ka pasur një alarm për dy shpërthime nga ajri në aeroportin Ben Gurion, teksa Scholz kishte hipur tashmë në avionin qeveritar, ndërsa u është kërkuar që të gjithë të zbrisnin nga avioni dhe të shtriheshin barkas.

Mësohet se shpërthimet kanë qenë të raketave të lëshuara nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Iron Dome të Izraelit, për rrëzimin e raketave të lëshuara nga Hamasi.

Sipas informacionit të BILD, BKA më pas kontrolloi avionin qeveritar dhe makinën me të cilën Scholz është evakuuar.

Siç raporton Welt, në mision ka pasur edhe gazetarë të cilët janë detyruar të shtrihen në pistë.

Pas disa minutash, pasagjerët kanë mundur të kthehen në avion. Pas evakuimit të përkohshëm, avioni më pas është nisur nga Tel Avivi në Kajro.

Alarmi i raketave filloi papritmas në Tel Aviv në orën 18:33 me orën gjermane, ndërsa kancelari po zhvillonte diskutime politike.

 

tel aviv scholz hamasi raketa

Lini një Përgjigje