TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2023, 22:46

Netanyahu nxiton të heqë përgjegjësin nga Izraeli dhe akuzon ‘Lëvizjen e Xhihadit Islamik’ për sulmin në spital

Shkruar nga Pamfleti

Netanyahu nxiton të heqë përgjegjësin nga Izraeli dhe akuzon

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka nxituar të heqë përgjegjësin nga sulmi në spitalin në Gaza. Me anë të një reagimi në platformën ‘X’, ai akuzoi Lëvizjen e Xhihadit Islamik për bombardimin e spitali ku mbetën të vrarë mbi 500 njerëz.

Sipas tij, në analizat e bëra nga ushtria izraelite rezulton se grupi Lëvizja e Xhihadit Islamik lëshoi një breshëri raketash drejt spitalit në gaza në kohën kur ai u godit.

Një analizë e sistemeve operacionale të IDF-së tregon se një breshëri raketash u hodhën nga terroristët në Gaza, pranë spitalit Al Ahli në Gaza në kohën kur u godit.

Informacionet nga burime të shumta në duart tona tregojnë se Lëvizja e Xhihadit Islamik është përgjegjëse për lëshimin e dështuar të raketës që goditi spitalin në Gaza. Terroristët barbarë në Gaza janë ata që sulmuan spitalin në Gaza, jo IDF (Forcat izraelite) Ai që vrau mizorisht fëmijët tanë, vrau edhe fëmijët e tij", shkroi Netanyahu në Platformën X.

netanyahu spitali gaza

Lini një Përgjigje