TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2023, 22:52

U akuzua nga Izraeli, Xhihadi Islamik mohon përgjegjësinë për sulmin në spitalin e Gazës

Shkruar nga Pamfleti

U akuzua nga Izraeli, Xhihadi Islamik mohon përgjegjësinë

Zëdhënësi i Xhihadit Islamik ka mohuar çdo përgjegjësi për grupin në bombardimin e spitalit në Gaza, duke hedhur poshtë akuzat e Izraelit se një lëshim i dështuar i raketës shkaktoi masakrën.

Më herët, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu akuzoi Lëvizjen e Xhihadit Islamik për bombardimin e spitalit.

“Një analizë e sistemeve operacionale të IDF-së tregon se një breshëri raketash u hodhën nga terroristët në Gaza, pranë spitalit Al Ahli në Gaza në kohën kur u godit. Informacionet nga burime të shumta në duart tona tregojnë se Lëvizja e Xhihadit Islamik është përgjegjëse për lëshimin e dështuar të raketës që goditi spitalin në Gaza”, shkroi Netanyahu në platformën X.

Situata është ende e paqartë, me palët që akuzojnë njëra-tjetrën dhe askush nuk merr përgjegjësi për sulmin vrastarë.

xhihadi sulmi spital

Lini një Përgjigje