TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Janar 2025, 07:27

Masakra me 12 viktima në Malin e Zi, qeveria merr vendimin drastik

Shkruar nga Pamfleti
Masakra me 12 viktima në Malin e Zi, qeveria merr vendimin drastik
Masakra me 12 viktima në Malin e Zi

Dymbëdhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pasditen e 1 janarit në Cetinje të Malit të Zi.

Autori i dyshuar, i identifikuar si 45-vjeçari Aco Martinovic thuhet se kishte qenë duke konsumuar alkool gjatë gjithë ditës kur u përfshi në një sherr me një person tjetër në një restorant në Cetinje, rreth orës 17.30 të 1 janarit.

Pas grindjes Martinoviç shkoi në banesën e tij për të marrë një armë zjarri e më pas u kthye në restorant duke nisur kasaphanën e tij e duke vrarë disa klientë.

Më pas, burri u drejtua në 5 lokacione të tjera ku shkaktoi më shumë viktima, përfshirë të afërm të tij.

Mes të vrarëve janë pronari i restorantit, dhe fëmijët e tij 10 dhe 13 vjeç.

Ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanovic, e cilësoi ngjarjen si pasojë të marrëdhënieve problematike ndëpersonale.

Ai tha se autori ishte dënuar me kusht në vitin 2005 për sjellje jo të mirë, por nuk ishte konsideruar si person me interes për sigurinë.

Në vitin 2022 atij i janë gjetur armë dhe eksploziv, për çka është dënuar në shkallën e parë me tre muaj burgim.

Kryeministri malazez, Millojko Spajiq e ka përshkruar rastin si tragjedi të tmerrshme ndërsa paralajmëroi ashpërsim të kushteve për mbajtjen e armëve.

Qeveria e Malit të Zi i ka shpallur tri ditë zie kombëtare, më 2,3 dhe 4 janar. Koncertet e organizuara me rastin e Vitit tëri në Podgoricë, Budva dhe Kotor u anuluan. 

masakra me 12 viktima në malin e zi

Lini një Përgjigje