TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Janar 2025, 19:12

FBI: Nuk ka asnjë lidhje me sulmit në Nju Orleans dhe shpërthimit të makinës te hoteli i Trump

Shkruar nga Pamfleti

FBI: Nuk ka asnjë lidhje me sulmit në Nju Orleans dhe shpërthimit

FBI nuk ka gjetur asnjë lidhje mes sulmit në Neë Orleans dhe atij pranë hotelit të Donald Trump në Las Vegas. Përmes një deklarate, FBI bëri me dije se  ende në ndodhen në faza shumë të hershme të hetimit.

“Siç e dini, po hetohet gjithashtu në Las Vegas. Ne po ndjekim të gjitha drejtimet e mundshme dhe nuk përjashtojmë asgjë...,” tha ndër të tjera zëvendës ndihmësdrejtori i divizionit kundër terrorizmit, në FBI, Christopher Raia.

Më herët u bë me dije se  të dy burrat kishin shërbyer në të njëjtën bazë ushtarake, një fakt që ka nxitur hetime të mëtejshme mbi një “lidhje të mundshme ushtarake” mes tyre.

Livelsberger, i cili vjen nga Kolorado, dyshohet se ishte shoferi i Cybertruck-ut që shpërtheu në incidentin në Las Vegas.

Ndërkohë, detaje të reja mbi të kaluarën e Jabbar-it tregojnë një karrierë të gjatë në forcat e armatosura të SHBA-së. Ai kishte shërbyer nga marsi 2007 deri në janar 2015 si Specialist i Burimeve Njerëzore dhe më pas si Specialist i Teknologjisë së Informacionit, përfshirë një mision në Afganistan.

Jabbar kishte vijuar si rezervist në teknologji që nga korriku 2020, duke arritur gradën e rreshterit.

Lini një Përgjigje