TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Janar 2025, 22:20

Aksident tragjik në Maqedoni/ Makina bie në lumin Vardar, humbin jetën 4 anëtarë të një familje; fëmija i mitur gjendet buzë rruge

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Maqedoni/ Makina bie në lumin Vardar, humbin

Një aksident tragjik ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Një makinë ka përfunduar në Lumin Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj.

Sipas policisë makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Vardar, në automjet ndodheshin pesë persona të familjes Asllani nga Gërçeçi.

Në automjet ndodheshin dy të moshuar, djali i tyre dhe nusja e djalit. Gjithashtu edhe një i mitur. Sipas mediave vendase, tre persona kanë humbur jetën, ndërsa theksohet se fëmija i mitur ka arritur të dalë nga makina dhe është gjetur nga kalimtarët i cili më pas është transportuar në spital në Shkup. Nga ana tjetër, trupi i personit të pestë cilit nuk është gjetur akoma.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti tragjik.

Lini një Përgjigje