
Policia malazeze ka zbardhur dinamikën e plotë të krimit me 12 viktima, që tronditi vendin. Sipas tyre, gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:26, policia mori një raport për një të shtënë në një kafene në Cetinje dhe për disa persona të vrarë.
Në fillim, policia u dërgua në një vend të gabuar, sipas raportit të qytetarëve. Ndërkohë, Aco Martinoviç vrau katër persona. Ata ishin të pranishëm në kafene me Martinoviçin, i cili iku në orën 17:26 në lagjen Humci dhe një patrullë u dërgua në një lokacion tre kilometra larg, por u zbulua se ishte gabim.
Në një vend tjetër, Martinoviç vrau dy persona dhe plagosi një tjetër. Gruaja e plagosur arriti të arratisej me fëmijën e saj në një tjetër shtëpi.
Pastaj, në atë shtëpi tjetër, Martinoviç vrau dy persona të tjerë. Në atë moment, policia arriti në kafene në orën 17:40. Më pas, policia mori një telefonatë që dy fëmijë ishin vrarë dhe ky raport u regjistrua në orën 17:46.
Pas kësaj, u dërguan në një tjetër lokacion ku ai vrau motrën e tij. Policia mori raporte se Martinoviç ndodhej në tre lokacione të ndryshme.
Në vendin e pestë, Martinoviç vrau një tjetër grua.
“Veprimet e vrasësit zgjatën rreth 30 minuta, kur shohim periudhën kohore nga raporti i parë deri në të fundit”, tha kreut i përkohshëm i Drejtorisë së Policisë, Lazar Shçepanoviç.
Një ndihmesë e madhe në gjetjen e Martinoviqit ishte bashkëpunimi i anëtarëve të familjes së tij me policinë.
Në orën 23:15, ai ishte rrethuar dhe, pas paralajmërimit për t’u dorëzuar, ai qëlloi veten. Në rrobat e tij u gjetën 84 plumba dhe një krehër pistolete me 15 plumba të tjerë.
“37 gëzhoja plumbash janë gjetur në pesë lokacione”, shpjegoi ai.
Martinoviç ishte mekanik i automobilave, beqar dhe pa fëmijë. Nuk ishte regjistruar si një person me interes operativ. Vrasjeve i parapriu një mosmarrëveshje verbale, që ndodhi pas një qëndrimi disa orësh në kafene.
Ky krim ka lënë shumë pyetje të hapura, ndërkohë që qytetarët kërkojnë rishikimin dhe ndihmën e ligjeve për mbajtjen e armëve, për të cilat Martinoviç ishte dënuar edhe në vitin 2022.
Lini një Përgjigje