TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Dhjetor 2024, 12:12

Masakra izraelite në Gaza vijon, 45 mijë të vrarë dhe 107 mijë të plagosur që nga nisja e luftës

Shkruar nga Pamfleti

Masakra izraelite në Gaza vijon, 45 mijë të vrarë dhe 107

Lufta në Gaza ende vijon. Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite në Gaza sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë atje, arrin në 45,059.

Të paktën 45,059 palestinezë janë vrarë dhe 107,041 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga 7 tetori 2023. Nga këta, 31 palestinezë u vranë dhe 79 u plagosën në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që Izraeli tregon qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se forcat e vendit të tij do të ruajnë "kontrollin e sigurisë" mbi Rripin e shkatërruar të Gazës, edhe pas përfundimit të luftës.

“Pasi të mposhtim fuqinë ushtarake dhe qeveritare të Hamasit në Gaza, Izraeli do të ketë kontroll të sigurisë mbi Gazën me liri të plotë veprimi, ashtu siç bëri në Jude dhe Samari (një term izraelit për Bregun Perëndimor të pushtuar). Ne nuk do të lejojmë asnjë organizatë terroriste kundër komuniteteve izraelite dhe qytetarëve izraelitë nga Gaza. Nuk do të lejojmë kthimin në realitetin e para 7 tetorit”, shkroi ai.

Çështja e qeverisjes së pasluftës së Gazës ka mbetur e pazgjidhur, një vit pas sulmit të 7 tetorit të udhëhequr nga Hamasi, në të cilin rreth 1200 njerëz u vranë dhe 250 u morën peng. Paraardhësi i Katz-it, Yoav Gallant, i cili u shkarkua në nëntor, ishte kundër çdo kontrolli të zgjatur izraelit të Gazës, nga i cili Izraeli tërhoqi trupat dhe kolonët në 2005 pas dekadash sundimi të drejtpërdrejtë.

Në maj, atëherë si ministër i mbrojtjes, Gallant tha se ai "nuk do të pajtohej me krijimin e një administrate ushtarake izraelite në Gaza".

“Izraeli nuk duhet të ketë kontroll civil mbi Rripin e Gazës”, tha Gallant në atë kohë, duke i kërkuar kryeministrit të vendit, Benjamin Netanyahu, të hartojë një plan të pasluftës për territorin.

Lini një Përgjigje