
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai besonte se Turqia dhe presidenti i saj Recep Tayyip Erdogan qëndronin pas ngjarjeve të fundit në Siri, të cilat rezultuan në rënien e regjimit të ish-presidentit Bashar al-Assad.
“Askush nuk e di se kush është pala tjetër. Por unë e di, Turqia. Erdogan është një tip shumë i zgjuar, e ka dëshiruar këtë për vite me radhë dhe ai e mori. Ata njerëz që u futën janë të kontrolluar nga Turqia dhe kjo është në rregull, është një mënyrë tjetër për të luftuar”, tha Trump.
Trump u shpreh më tej se ai nuk do të dëshironte që asnjë trupë amerikane të vritej në Siri, por përfundoi duke thënë se “askush nuk e di” se cili do të ishte rezultati i konfliktit në Lindjen e Mesme.
Trump nuk u përgjigj drejtpërdrejt kur u pyet nëse ai mendon se Ukraina duhet t’i dorëzojë territorin Rusisë si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar të luftës gati tre-vjeçare. Presidenti i sapozgjedhur madje theksoi se Zelensky duhet të jetë i gatshëm të bëjë një marrëveshje.
Trump tha se pjesa më e madhe e zonës së diskutueshme është kthyer në rrënoja dhe do të duhet një shekull për t’u rikuperuar.
Lini një Përgjigje