
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë në Rusi, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar Ukrainën për një “ndëshkim të pashmangshëm” për vrasjen e gjeneralit të lartë rus, Igor Kirillov, i cili drejtonte forcat e mbrojtjes bërthamore, biologjike dhe kimike të Rusisë.
Medvedev, i bëri kërcënimin përmes një deklarate për agjencinë RIA Novosti, teksa i quajti sulmet e Ukrainës si frikacake.
“Udhëheqja ushtarako-politike e regjimit të Kievit do të përballet me një ndëshkim të pashmangshëm për vrasjen e Kirillov. Duke kuptuar pashmangshmërinë e disfatës së saj ushtarake, ajo ndërmerr sulme frikacake dhe të neveritshme në qytetet paqësore”, tha ai.
Kujtojmë se një shpërthim i fuqishëm në Moskë këtë mëngjes ka rezultuar në vrasjen e gjeneralit Kirillov dhe ndihmësit të tij. Mediat ruse raportojnë se pajisja shpërthyese ishte fshehur në një skuter dhe u aktivizua nga distanca, duke përmbajtur rreth 300 gramë lëndë shpërthyese.
Lini një Përgjigje