
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përshëndeti marrëveshjen për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza. Ajo gjithashtu përgëzoi përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë.
Sipas Von der Leyen, të gjitha palët duhet t’i përmbahen plotësisht kushteve të marrëveshjes.
“Të gjithë pengjet duhet të lirohen në mënyrë të sigurt. Duhet të vendoset një armëpushim i përhershëm. Vuajtjet duhet të marrin fund. E mirëpres njoftimin e një marrëveshjeje për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza, bazuar në propozimin e paraqitur nga Presidenti i SHBA-së”, shkroi ajo në rrjetet sociale, duke shtuar se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë shpërndarjen e ndihmave në Gaza dhe është e gatshme të ndihmojë në rindërtim e saj.
Presidentja e KE shtoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë shpërndarjen e shpejtë dhe të sigurt të ndihmës humanitare në Gaza dhe gjithashtu, BE do të jetë gati të ndihmojë me rimëkëmbjen dhe rindërtimine Gazës.
“Mundësia e sotme duhet të shfrytëzohet. Është mundësia për të krijuar një rrugë të besueshme politike drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme”, u shpreh ajo.
Lini një Përgjigje