Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kjo është një ditë e madhe për Izraelin. Ai shtoi se do të mblidhte qeverinë për të miratuar marrëveshjen.
“Një ditë e madhe për Izraelin. Sot do të mbledh qeverinë për të miratuar marrëveshjen dhe për të sjellë të gjithë pengjet tona të dashura në atdheun e tyre”, tha Netanyahu.
“Falenderoj ushtarët e guximshëm të Forcave Mbrojtëse të Izraelit dhe të gjitha forcat e sigurisë. Falë guximit dhe sakrificës së tyre kemi arritur në këtë ditë”, shtoi Benjamin Netanyahu.
Ndërkohë sipas BBC, Izraeli ka refuzuar lirimin e Maruan Barghoutit, pavarësisht këmbënguljes së Hamasit për përfshirjen e tij në marrëveshje.
Emra të tjerë për të cilët nuk ka marrëveshje janë Abdullah Barghouti, Ahmed Saadat, Hassan Salama dhe Abbas al-Sayyed – burra që Izraeli i konsideron si ‘mendjet’ pas sulmeve që tronditën vendin në fillim të viteve 2000.
Do të lirohen 250 të dënuar me burgim të përjetshëm nga 285 gjithsej, si dhe 1700 persona të arrestuar në Gaza gjatë këtyre dy viteve.
Hamas ka kërkuar që në këtë grup të përfshihen edhe disa nga pjesëtarët e njësive elitare Al Nukba, por Izraeli nuk pranon. Sipas Izraelit, këta janë njerëzit që kanë kryer sulmin e 7 tetorit 2023.
Nga ana tjetër ishte Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit të paqes në Gaza.
Presidenti Donald Trump tha se sipas marrëveshjes së arritur, të gjithë pengjet do të lirohen së shpejti, ndërsa Izraeli do të tërheqë trupat e tij deri në një vijë të rënë dakord mes palëve.
“Kjo do të thotë që TË GJITHË pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të dakordësuar si hapat e parë drejt një Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përjetshme”, shkroi trump në Truth Social.
Trump e cilësoi këtë si një hap të parë drejt një “paqje të fortë, të qëndrueshme dhe të përjetshme”.
“Të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë. Është një ditë e madhe për botën arabe dhe myslimane, për Izraelin, të gjitha kombet përreth dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shkroi ai, duke falënderuar Katarin, Egjiptin dhe Turqinë për rolin ndërmjetësues.
Postimi i tij përfundon me fjalët: “TË LUMUR JANË PAQËBËRËSIT!”
Presidenti amerikan tha se mund të vizitojë Lindjen e Mesme që këtë fundjavë, dhe ndoshta edhe Gazën.
Nga ana tjetër, Hamasi deklaroi se “vlerësonte përpjekjet” e Trump, por i kërkoi atij të mos lejonte Izraelin të “shmanget ose vonojë zbatimin e asaj që është rënë dakord.”
Ndërkohë, Sir Keir Starmer, i cili ndodhet në një udhëtim në Indi, e cilësoi marrëveshjen si një “moment lehtësimi i thellë”, veçanërisht për ata që kishin “duruar vuajtje të paimagjinueshme gjatë dy viteve të fundit.”
Festime janë parë si në Gaza ashtu edhe në Izrael, me qytetarë në Tel Aviv që brohorasin lavde për Trump-in dhe bëjnë thirrje që ai të marrë Çmimin Nobel për Paqen.
Çfarë është rënë dakord në marrëveshjen e fazës së parë?
Siç është raportuar më herët, detajet e plota të marrëveshjes së armëpushimit në fazën e parë nuk janë bërë ende publike zyrtarisht. Megjithatë, këto janë të dhënat që dihen deri më tani:
Një burim palestinez i tha BBC-së se marrëveshja parashikon lirimin e 250 të burgosurve palestinezë dhe 1,700 banorëve të Gazës të ndaluar nga forcat izraelite që nga fillimi i luftës.
Sipas këtij burimi, Hamasi ende nuk ka marrë një listë të të burgosurve palestinezë që Izraeli planifikon të lirojë, por kjo çështje pritet të zgjidhet brenda disa orësh.
Ndërkohë, një zyrtar i lartë palestinez deklaroi për BBC-në se marrëveshja përfshin gjithashtu lejimin nga ana e Izraelit të 400 kamionëve me ndihma humanitare që do të hyjnë në Gaza çdo ditë. Ky numër pritet të rritet në fazat e mëvonshme të zbatimit.
Nga ana tjetër, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Hamasi do të lirojë 20 pengje të gjalla gjatë fazës së parë të marrëveshjes.
Megjithëse ky zhvillim përbën një përparim të rëndësishëm, marrëveshja e fazës së parë është vetëm një hap fillestar, jo përfundimtar. Bëhet fjalë për një armëpushim, jo për një marrëveshje të plotë paqeje, thekson korrespondentja kryesore ndërkombëtare e BBC-së, Lyse Doucet.
Ky mut kriminel genjen si i gjithe lloji i tij. Edhe sulmi i Hamas 2 vite te shkuara qe ishte shume i fuqishem, i organizuar e i befasishem nuk ka mundesi te mos jete pikasur nga MOSAD qe mbahet si organizate shume profesionale e sherbimeve sekrete Izraelie. Ka qene e gjithe e organizuar nga Izraelitet te zhdukin Palestinezet qe te hapet bythesh Izraeli me shume. Pasi miku i tyre nga Amerika te marre ndonje Cmim do filloje historia nga e para. Kombet e popujt qe kane grykesi te madhe kurre nuk heqin dore nga gllaberimi i trojeve te te tjereve. Palestina do te behet si Dubai ku pronat e truallet do te ndertohen nga "Arabet sheike" e pronaret do te jene cifutet Amerikane e Izraelite. Natyrish pune per Palestinezet nuk do te kete as per te lare halete. Keshtu ata do marrin rruget e botes e do asimilohen ku do te shkojne. Ja shembulli me i qarte Sazani yne, "Arabet" paguajne e ndertojne e ua lan "kredine" cifuti dhenderr i Amerikanit. Urra! Ja keshtu zaptohet bota urte e bute e gishtin ne bythe popullit te mjere.