TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Nëntor 2023, 20:07

Marrëveshja me Hamasin, Netanyahu: Izraeli i përkushtuar të lirojë të gjithë pengjet

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja me Hamasin, Netanyahu: Izraeli i përkushtuar të

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pas lirimit të 13 pengjeve nga Hamasi ka thënë se Izraeli është i përkushtuar të lirojë të gjithë izraelitët që po mbahen aktualisht nga Hamasi.

Gjithashtu kryeministri izraelit tha se pengjet i janë nënshtruar edhe një kontrolli mjekësor.

Dua të theksoj për të gjithë dhe për familjet e pengjeve dhe qytetarët e Izraelit se ne jemi të përkushtuar për kthimin e të gjithë të rrëmbyerve. Ky është një nga qëllimet kryesore”, tha ai.

Nga ana tjetër, Benny Gantz, kreu i partisë opozitare të Unitetit Kombëtar, i cili iu bashkua këshillit të luftës të qeverisë, tha se lirimin e pengjeve është një detyrim.

Kujtojmë se pasditen e sotme ka nisur zyrtarisht lirimi i të burgosurve palestinezë në këmbim të pengjeve të mbajtura nga Hamasi, sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar pak ditë më parë nga Katari.

Rreth orës 14:00 me atë lokale Hamasi ka liruar 13 pengje izraelitë pas gati shtatë javësh në robëri në Gaza.

netanyahu izraeli

Lini një Përgjigje