Lajmi i lirimit të pengjeve është konfirmuar nga mediat izraelite të cilat kanë cituar zyrtarë të sigurisë të kenë thënë se Hamasi ka liruar 13 pengje izraelitë pas gati shtatë javësh robëri në Gaza.
Pasditen e sotme ka nisur zyrtarisht lirimi i të burgosurve palestinezë në këmbim të pengjeve të mbajtura nga Hamasi, sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar pak ditë më parë nga Katari.
Lajmi i lirimit të pengjeve është konfirmuar nga mediat izraelite të cilat kanë cituar zyrtarë të sigurisë, të kenë thënë se Hamasi ka liruar 13 pengje izraelitë pas gati shtatë javësh në robëri në Gaza. Pengjet mësohet se kanë kaluar në Egjipt.
Në të njëjtën kohë, 12 pengje tajlandeze kanë kaluar në Izrael gjatë rrugës për në qendrën mjekësore Shamir, tha një zyrtar i informuar për një marrëveshje të veçantë të ndërmjetësuar nga Katari dhe Egjipti. Zyrtari shtoi se pengjet tajlandezë ishin të gjithë burra dhe nuk mbuloheshin nga marrëveshja e armëpushimit me Izraelin që lidhet me gratë dhe fëmijët.
Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri i Tajlandës, Srettha Thavisin me anë të një postimi në rrjetin social “X”, në të cilin shkruante se zyrtarët e ambasadës janë "në rrugën e tyre" për t'i marrë ata në orën e ardhshme.
“Është konfirmuar nga departamenti i sigurisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme se janë 12 pengje tajlandeze të liruar tashmë. Ata duhet të dinë emrat dhe detajet e tyre. Ju lutemi qëndroni të sintonizuar”, shkroi Srettha Thavisin në X.
Kjo erdhi pasi media e qeverisë egjiptiane tha se kishte ndërmjetësuar një marrëveshje për lirimin e 12 pengjeve tajlandeze. Ata thanë se negociatat nisën kur ministri i jashtëm i Tajlandës vizitoi Katarin më 31 tetor.
Në këmbim të pengjeve izraelitë, 39 të burgosur palestinezë pritet të lirohen nga Izraeli gjatë ditës së sotme. Ata do të dërgohen në burgun Ofer të Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, përpara se Kryqi i Kuq t'i çojë në vende të tjera atje dhe në Jerusalemin lindor, sipas grupit mbrojtës të Klubit të të Burgosurve Palestinez.
Autoritetet palestineze kanë publikuar një listë me 39 të burgosur që pritet të lirohen, duke përfshirë 24 gra dhe 15 djem adoleshentë. Lirimi i tyre do të bëhet pas orës 16:00 me orën lokale kur Hamasi do të kthejë 13 pengjet izraelite.
Shumica e 15 adoleshentëve palestinezë që do të liroheshin u arrestuan për nxitje dhe gjuajtje gurësh, si dhe për akuzën e përcaktuar gjerësisht të "mbështetjes së terrorizmit", tha grupi mbrojtës i Klubit të të Burgosurve Palestinez.
Ndërkohë media britanike “Sky News”, informoi se asnjë peng britanik nuk do të lirohet sot. Gjithashtu, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se SHBA nuk pret që ndonjë amerikan të jetë në mesin e grupit të parë të pengjeve të liruar sot. Por shtoi se ata "mbesin me shpresë" pengjet amerikane do të jenë midis atyre që do të lirohen gjatë ditëve në vijim.
Në total, 50 pengje dhe 150 të burgosur palestinezë do të lirohen si pjesë e marrëveshjes gjatë armëpushimit katërditor./ Pamfleti
Lini një Përgjigje