TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Nëntor 2023, 21:25

“Shporrini”/ Pas sulmit me 5 të plagosur, protestuesit përplasen me policinë dhe i vënë flakën Dublinit; kërkojnë largimin e emigrantëve

Shkruar nga Pamfleti

“Shporrini”/ Pas sulmit me 5 të plagosur, protestuesit

Pas sulmit me thikë pasditen e sotme në Dublin ku pesë persona u plagosën, mes të cilëve tre fëmijë, kanë shpërthyer protestat dhe zemërimi qytetar.

Skena të dhunshme shpërthyen pranë vendit të sulmit, ku u plagosën tre fëmijë, një grua dhe një burrë. Turma e protestuesve u përplasën me policinë dhe gjuajtën me fishekzjarrë në drejtim tyre.

Si pasojë e protestave një tramvaj dhe një makinë policie u dogj. Policia irlandeze ka arrestuar një burrë pas sulmit me thikë, i cili ndodhi jashtë një shkolle fillore në qendër të Dublinit.

I dyshuari thuhet se është nga Algjeria dhe se një numër i madh emigrantësh jetojnë në lagjen ku ndodhi ngjarja.

Protestuesit arritën të çajnë kordonin e policisë, ndërsa bërtisnin “shporrini”, duke iu referuar emigrantëve. Ata madje mbanin flamuj irlandez dhe pankarta me sloganin "Jetët irlandeze kanë rëndësi".

“Shporrini”/ Pas sulmit me 5 të plagosur, protestuesit

“Shporrini”/ Pas sulmit me 5 të plagosur, protestuesit

 

 

 

irlandë dublin protesta emigrantë

Lini një Përgjigje