TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Nëntor 2023, 19:22

David Cameron mbërrin në Lindjen e Mesme, në fokus marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit

Shkruar nga Pamfleti

David Cameron mbërrin në Lindjen e Mesme, në fokus

Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron mbërriti në Lindjen e Mesme për të biseduar me liderët izraelitë dhe palestinezë në lidhje me marrëveshjen për lirimin e pengjeve dhe për të ofruar më shumë ndihma humanitare në Gaza.

Kjo është vizita e parë e Cameron në rajon që nga kthimi i tij në qeveri javën e kaluar. Ish-kryeministri mori postin e sekretarit të Jashtëm të Britanisë ndërsa kryeministri, Rishi Sunak, i dha detyrën si sekretar të Brendshëm James Cleverley-n, pasi Suella Braverman u pushua sepse kritikoi policinë për mënyrën sesi trajtoi protestat pro-palestineze.

Cameron u takua me homologët e tij nga vendet arabe dhe islamike në Londër të mërkurën për të diskutuar konfliktin Izrael-Hamas.

Në një konferencë, grupi i përfaqësuesve nga Arabia Saudite, Egjipti, Jordania, Indonezia, Turqia, Nigeria dhe Palestina tha se fuqive perëndimore në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u kërkohet të zgjedhin: ose t'i kërkojnë Izraelit të heqë bllokimin për ndihmën humanitare në Gaza ose të bëhen bashkëfajtorë në krimet e luftës të Izraelit.

cameron lindja mesme marrëveshja izrael hamas

Lini një Përgjigje