TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Nëntor 2023, 15:38

Qetësia në Lindjen e Mesme do zgjasë për 4 ditë, Katari: Armëpushimi do të fillojë të premten në mëngjes

Shkruar nga Pamfleti

Qetësia në Lindjen e Mesme do zgjasë për 4 ditë,

Armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit do të fillojë nesër në orën 7 të mëngjesit me orën lokale, ka njoftuar ministria e jashtme e Katarit.

Gjatë një konferencë për shtyp në Doha, një zëdhënës i ministrisë tha se grupi i parë i pengjeve do të lirohet në orën 16:00. Dr Majed al Ansari tha se grupi i parë përbëhet nga 13 persona dhe që do të kthehen pranë familjeve tyre.

“Fillimi i pauzës do të jetë në orën 7 të mëngjesit të së premtes, 24 nëntor, dhe do të zgjasë siç është rënë dakord për katër ditë”, tha ai.

"Grupi i parë i civilëve që do të lirohen nga Gaza do të jetë rreth orës 16:00 të së njëjtës ditë. Ata do të jenë 13 në numër, të gjitha gra dhe fëmijë. Objektivi ynë kryesor është siguria e pengjeve”, shtoi Ansari, i cili refuzoi të specifikojë rrugën që ata do të marrin për t’u larguar nga Gaza.

Ai tha se takimet mes të dyja palëve shkuan "shumë mirë" dhe vazhduan deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Për sa i përket ndihmës humanitare, ai tha se do të lejohet në enklavën palestineze nga ora 7 e mëngjesit dhe do të dorëzohet "sa më shpejt të jetë e mundur" nga pika kufitare Rafah me Egjiptin.

"Do të jetë një pjesë e ndihmave të nevojshme në Gaza. Edhe pse nevojat janë shumë të mëdha do të përpiqemi t’i plotësojmë. Qëllimi ynë është që kjo marrëveshje të përfundojë me një armëpushim të qëndrueshëm", shtoi Dr al Ansari.

katari izrael gaza marrëveshja izrael hamas palestinë

Lini një Përgjigje