
Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë të raportuar në Dublin. BBC raporton se mes të plagosurve janë edhe tre fëmijë.
Ndërsa theksohet se autori i sulmit është arrestuar.
Policia irlandeze njofton se të plagosur janë një burrë një grua dhe tre fëmijë, ndërsa një nga fëmijët dhe gruaja raportohet se kanë plagë më të rënda po marrin trajtim mjekësor në spital.
Sipas dëshmitarëve agresori po mbante një thikë dhe sulmoi fëmijët kur ata po largoheshin nga shkolla.
Ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme në Dublin.
Lini një Përgjigje