TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Nëntor 2023, 19:58

Izraeli nuk tërhiqet, paralajmëron ministri i Mbrojtjes: Pas armëpushimit, do të ketë të paktën 2 muaj të tjerë luftë

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli nuk tërhiqet, paralajmëron ministri i Mbrojtjes: Pas

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant deklaroi se operacioni ushtarak i Izraelit kundër Hamasit do të vazhdojë "me forcë" pas armëpushimit të shkurtër që fillon të premten dhe do të zgjasë për 4 ditë.

Ai shtoi se operacioni ushtarak i Izraelit në Gaza pritet të vazhdojnë edhe për të paktën dy muaj të tjerë, deri në lirimin e plotë të pengjeve.

"Kjo do të jetë një pauzë e shkurtër. Kur të përfundojë, luftimet do të vazhdojnë me forcë dhe do të krijojnë presion që do të lejojë kthimin e më shumë pengjeve. Pritet një luftim edhe për të paktën dy muaj të tjerë", tha Gallant ndërsa vizitoi trupat izraelite të enjten.

Kujtojmë se nga mëngjesi i së premtes nis armëpushimi i arritur mes palëve për shkëmbimin e pengjeve Izraelite me ato palestineze.

izraeli 2 muaj luftë

Lini një Përgjigje