TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Tetor 2025, 22:50

Marrëveshja e paqes në Gaza, Hamas i dorëzon edhe dy trupa të tjerë Izraelit

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja e paqes në Gaza, Hamas i dorëzon edhe dy trupa

Një ekip i Kryqit të Kuq mori sot dy arkivole që përmbanin eshtrat e pengjeve të Hamasit në Rripin jugor të Gazës , të cilat më pas ia dorëzoi ushtrisë izraelite.

Arkivolet e dy pengjeve të ndjera i janë dorëzuar IDF-së nga Kryqi i Kuq brenda Gazës dhe janë çuar përtej kufirit në Izrael, sipas autoriteteve izraelite. Forcat Mbrojtëse Izraelite konfirmuan se arkivolet hynë në Izrael "pak kohë më parë". Ata do të përcillen me një ceremoni ushtarake, sipas zyrës së kryeministrit izraelit.

Mbetjet mortore po transferohen në laboratorin mjeko-ligjor në Tel Aviv për procesin e planifikuar të identifikimit , për të konfirmuar se ato u përkasin pengjeve të rrëmbyera gjatë sulmit të nisur nga Hamasi më 7 tetor 2023.

Nëse ata konfirmohen si pengje, kjo do ta çonte numrin e përgjithshëm të pengjeve të ndjerë të kthyer në 15.

 

Lini një Përgjigje