TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Janar 2025, 08:41

Lukashenko fitoi zgjedhjet në Bjellorusi, BE paralajmëron sanksione

Shkruar nga Pamfleti

Lukashenko fitoi zgjedhjet në Bjellorusi, BE paralajmëron sanksione

Bashkimi Evropian ka kërcënuar me sanksione të reja ndaj Bjellorusisë pasi presidenti Alexander Lukashenko dukej i sigurt se do të shënonte fitoren e tij të shtatë radhazi në zgjedhje që nga viti 1994.

“Zgjedhjet në Bjellorusi nuk kanë qenë as të lira dhe as të drejta,” tha shefja e politikës së jashtme të BE Kaja Kallas në një deklaratë të përbashkët me komisioneren e zgjerimit, Marta Kos.

“Shtypja e pamëshirshme dhe e paprecedentë e të drejtave të njeriut, kufizimet për pjesëmarrjen politike dhe aksesin në mediat e pavarura në Bjellorusi, e kanë privuar procesin zgjedhor nga çdo legjitimitet”, thuhet në deklaratë.

Ata i kërkuan qeverisë bjelloruse të lirojë të burgosurit politikë, duke përfshirë një punonjës të delegacionit të BE-së në kryeqytetin Minsk.

Lini një Përgjigje