
Presidenti Trump tha se veprimi i Presidentit kolumbian Gustavo Petro rrezikoi sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ai ka udhëzuar administratën amerikane që të marrë masa si kundërpërgjigje.
SHBA ka pezulluar sanksionet ndaj Kolumbisë, pasi Bogota ra dakord të pranojë pa kufizime emigrantët e dëbuar.
Ditën e djeshme, Donald Trump kishte urdhëruar tarifa 25% për të gjitha mallrat kolumbiane pasi presidenti i Kolumbisë ndaloi dy fluturime ushtarake amerikane të dëbimit të zbarkojnë në vend të dielën.
Më pas Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio autorizoi kufizimet e vizave për zyrtarët e qeverisë kolumbiane dhe anëtarët e tyre të familjes.
Kjo përplasje me SHBA, erdhi pasi Kolumbia refuzoi uljen e dy avionëve ushtarakë amerikanë me emigrantë që po deportoheshin, në kuadër të goditjes së emigracionit të paligjshëm.
“Qeveria kolumbiane ka pranuar të gjitha kushtet e Presidentit Trump, duke përfshirë pranimin e pakufizuar të të gjithë të huajve të paligjshëm nga Kolumbia, të cilët janë riatdhesuar nga SHBA, duke përfshirë ata të transportuar me avion ushtarak, pa kufizim apo vonesë”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Kolumbinë fillimisht me masa më të rënda nëse nuk pranohej kthimi i emigrantëve.
Ai tha se veprimi i Presidentit kolumbian Gustavo Petro rrezikoi sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe për këtë udhëzoi administratën amerikane që të marrë masa si kundërpërgjigje.
“Këto masa janë vetëm fillimi”, kërcënoi presidenti amerikan, duke akuzuar qeverinë kolumbiane se ka shkelur detyrimin e saj ligjor për të pranuar kthimin e emigrantëve.
Pasi refuzoi avionët, presidenti kolumbian Gustavo Petro tha se emigrantët nuk ishin kriminelë dhe se duhet të riatdhesoheshin me dinjitet.
Ministria e Jashtme e Kolumbisë tha se kishte “kapërcyer ngërçin” me SHBA-në vetëm disa orë pasi Petro publikoi një postim të gjatë në X, duke dënuar atë që ai e quajti “bllokadën” e Trump.
Petro më herët kishte refuzuar hyrjen në fluturimet e dëbimit ushtarak amerikan, duke thënë se emigrantët duhet të kthehen “me dinjitet dhe respekt”.
Kërcënimet e përshkallëzuara tregtare shënojnë herën e parë që Trump ndërmori veprime të mëdha kundër një vendi tjetër lidhur me politikën e tij të imigracionit që kur mori detyrën javën e kaluar.
Lini një Përgjigje