TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Mars 2023, 20:26

Lufta në Ukrainë “përçan” G20-ën/ Lavrov kritikon Perëndimin, Blinken: Do mbështesim Kievin sa të jetë nevoja

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Ukrainë “përçan” G20-ën/ Lavrov

Lufta në Ukrainë ishte qendra e bisedimeve në samitin e ministrave të Jashtëm të grupimit G20, që po mbahet në Nju Delhi, ku sërish nuk u arrit dakordësia për daljen me një deklaratë të përbashkët për agresionin rus.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov konfirmoi në samit se nuk do të ketë një deklaratë të përbashkët për shkak të qasjes ruse ndaj luftës në Ukrainë dhe refuzimit të Perëndimit për të dëgjuar thirrjet për paqe. Lavrov më pas u takua me homologun kinez Qin Gang, me të cilin ka diskutuar për ndihmat ushtarake të kërkuara nga Rusia, të cilat Kina heziton t’ia sigurojë, si dhe për planin e paqes të publikuar pak ditë më parë nga Pekini.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një takim të shkurtër me Lavrov ka përsëritur se SHBA do ta mbështesin Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme. Pas një turi në vendet e Azisë Qendrore, Blinken është takuar në Delhi edhe me shefin e diplomacisë braziliane. Një valë takimesh që bien ndesh me reflektimin e moderuar të kryeministrit të Indisë.

Eksperiencat e viteve të fundit, kriza financiare, ndryshimet e klimës, pandemia, terrorizmi dhe luftërat tregojnë qartë se qeverisja botërore ka dështuar”, tha Narendra Modi, kryeministër i Indisë.

Modi ka bërë thirrje për unitet për t’u përballur me sfidat e shumta që përballet planeti. Lideri indian donte që samiti të fokusohej në çështje si zhvillimi i vendeve të varfra apo ndryshimet e klimës, por lufta në Ukrainë po dominon diskutimet.

g-20 lufta ukrainë

Lini një Përgjigje