TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Mars 2023, 16:57

Polonia dhe Ukraina thirrje BE-së: Sanksiononi sektorin e energjisë bërthamore të Moskës

Shkruar nga Pamfleti

Polonia dhe Ukraina thirrje BE-së: Sanksiononi sektorin e energjisë

Polonia dhe Ukraina kanë kërkuar sërish sanksione ndërkombëtare kundër sektorit të energjisë bërthamore të Rusisë. Kjo pasi BE-ja miratoi paketën e saj të fundit të sanksioneve që nuk përfshinte sektorin e energjisë bërthamore të Moskës për shkak të kundërshtimit nga disa vende anëtare të BE-së.

"Ne duhet të pezullojmë Rusinë në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA)," tha ministrja e klimës dhe mjedisit e Polonisë, Anna Moskwa, në një konferencë energjetike në kryeqytetin kroat të Zagrebit.

Ajo tha se pushtimi nga Rusia i fuqisë bërthamore të Zaporizhzhia në Ukrainën jugore është një rrezik shumë i madh për ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë Evropiane.

"Ne duhet të heqim qafe rusët në sektorin bërthamor, në një botë të qytetëruar ata nuk mund të jenë të pranishëm si partnerë të biznesit," tha ministri i energjisë i Ukrainës, German Galushchenko, në të njëjtën konferencë, teksa shtoi se ata minojnë të shtatë shtyllat e sigurisë bërthamore.

polonia ukraina be

Lini një Përgjigje