TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Mars 2023, 16:28

Horror i vërtetë në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave nga aksidenti tragjik; copat e trupave futen nëpër çanta

Shkruar nga Pamfleti

Horror i vërtetë në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave nga

Ka shkuar në 57 numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik i trenit në Greqi, kështu ka deklaruar shefja e mjekësisë ligjore të Larisës, Rubini Leontari, teksa ende po punohet për gjetjen e trupave të personave të cilët janë ende të zhdukur.

Mjekja vuri në dukje se 14 trupa të djegur janë transferuar në morg, teksa shtoi se pjesët e trupave janë transportuar me mbi 10 çantat.

"Është marrë ADN-ja e secilës pjesë, kështu që disa pjesë që mund t'i përkasin një trupi të copëtuar do të bashkohen" tha ajo duke komentuar procesin e identifikimit.

Ajo shtoi gjithashtu se procesi i identifikimit nuk është punë e mjekëve, por e grupit të specializuar të ADN-së nga Mbrojtja Civile.

Identifikimi nuk është punë e mjekëve. Sigurisht që ne ndihmojmë, por është përgjegjësi e laboratorit të grupit të specializuar të Mbrojtjes Civile për fatkeqësitë masive. Kemi informacione se hetimet laboratorike të ADN-së janë duke përparuar. Tashmë kemi deri tani 14 rezultate të plota, të cilat janë në proces identifikimi nga personi kompetent”, theksoi znj. Leontari.

Sipas burimeve paraprake rezultojnë katër shqiptarë të zhdukur. Zjarrfikësit deklaruan se janë 57 trupa të dërguar në morg, edhe pse nuk përjashtohet skenari i frikshëm disa pasagjerë të mos gjenden kurrë. Vetëm 11 viktima janë identifikuar deri tani, ndërsa për 33 do të përdoret testi i ADN

 

greqi bilanci viktimave

Lini një Përgjigje