TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Mars 2023, 13:41

Tragjedia në Greqi, shefi i stacionit pranon akuzat: Drejtova trenin në shina të gabuara!

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në Greqi, shefi i stacionit pranon akuzat: Drejtova trenin

Shefi i stacionit të Larisës, Vassilis Samaras është proceduar penalisht për aksidentin tragjik në Greqi, ku humbën jetën 47 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Shefi i stacionit ka qëndruar për 10 minuta para prokurorit mesditën e sotme dhe pas shpalljes së akuzave i është lënë afat për të kërkuar falje në hetuesi të shtunën e ardhshme, deri atëherë do të qëndrojë në paraburgim.

“Samaras që në momentin e parë ka marrë përgjegjësinë brenda kuadrit që i është caktuar. Faji nuk është specifik, ka neglizhencë nga faktorë të ndryshëm”, deklaroi avokati i tij.

Pritet që çështja të kalojë në seancën plenarë të Gjykatës së Apelit Larisa. Fillimisht shefi i stacionit tha se gabimi erdhi si pasojë e kohës së keqe, ndërsa sot pranoi se kishte drejtuar trenin e pasagjerëve në shina të gabuara.

tragjedia në greqi vassilis samaras

Lini një Përgjigje