TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Mars 2023, 08:15

Tragjedia në Greqi, shpërthejnë protestat

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në Greqi, shpërthejnë protestat

Aksidenti hekurudhor në Greqi shkaktuar revolta të mëdha tek qytetarët. Pas kësaj tragjedie, qytetarë të shumtë kanë protestuar jashtë kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë.

Gjithashtu protesta u mbajtën në Selanik dhe në qytetin e Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia.

Sakaq qeveria bëri me dije se ngjarja do të hetohet dhe se do të merren masat e domosdoshme për të zbardhur detajet e plota.

Ndërkohë ditë zie kombëtare u shpallën në të gjithë vendin pas ngjarjes së rëndë.

Numri i viktimave nga aksidenti i trenit në Greqi, ka shkuar në 44 të vdekurve, sipas asaj që tha për ERT kreu i Shërbimit Ligjor të Larisës, Rubini Leontari. Sipas tij ekspertiza mjeko-ligjore ka gjetur 44 trupa, të cilët janë në gjendje shumë të keqe dhe pjesa më e madhe e tyre mësohet të jenë të moshës diku mes 20-30 vjeç.

Ndërkohë 53 persona nuk gjejnë dot të afërmit e tyre dhe janë në kërkim në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ku po japin mostrën e ADN-së. Një proces shumë i vështirë dhe i dhimbshëm, mjaft i gjatë pasi do të duhen disa ditë për identifikimin e plotë. Disa nga viktimat janë të copëtuara, ndaj është shumë e vështirë edhe t'i identifikosh.

Në të njëjtën kohë, gjashtë të rinj të moshës 20-25 vjeç po bëjnë betejën e tyre për të qëndruar gjallë në repartet e terapisë intensive në Spitalet e Larisës, ndërsa ka edhe mbi 50 të lënduar, të cilët janë shtruar në spital dhe marrin kujdes dhe duket se po bëjnë mirë.

aksidenti hekurudhor në greqi

Lini një Përgjigje