TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Mars 2023, 20:44

Rritet frika e bashkëpunimit Kinë-Rusi, Putin pritet të takojë Xi Jinping në Moskë

Shkruar nga Pamfleti
Rritet frika e bashkëpunimit Kinë-Rusi, Putin pritet të
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidentit kinez, Xi Jinping

Presidenti rus, Vladimir Putin tha të mërkurën se është gati për një vizitë të ardhshme të presidentit kinez Xi Jinping në Moskë, duke rritur me tej dyshimet se Kina po furnizon me armë Rusinë.

Putin tha se ka në plan të takohet me homologun e tij dhe delegacionin kinez për një linjë të metrosë në Moskë gjatë vizitës së tyre në kryeqytetin rus. Ai nuk dha detaje nëse në fokus do të jetë dhe lufta në Ukrainë, apo plani kinez i paqes.

"Unë planifikoj të takohem me Presidentin e Kinës dhe nëse axhenda e lejon, ne do të jemi të lumtur t'ua tregojmë atë mysafirëve tanë. Të paktën, unë mendoj se anëtarët e delegacionit duhet ta shohin atë," tha Putin.

Ndërkohë që Kina është akuzuar nga SHBA javët e fundit se po ndihmon Rusinë me komponentë ushtarakë, për të bërë luftë e saj në Ukrainë. Por Pekini nga ana tjetër ka hedhur poshtë akuzat e Uashingtonit dhe ka propozuar një plan paqeje prej 12 pikash, që është konestuar gjërë nga Perëndimi.

 

putin takim xi-jiniping

Lini një Përgjigje