TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Mars 2023, 20:23

Dialogu me Kosovën, BE shton presionin ndaj Beogradit; presidentja e KE telefonon Vuçiçin

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu me Kosovën, BE shton presionin ndaj Beogradit; presidentja e KE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pasur një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në fokus ka qenë situata aktuale në rajon, reformat e nevojshme, si dhe ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Vuçiç e informoi presidenten Von der Leyen për ecurinë e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe theksoi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj bisedimeve nën kujdesin e BE-së dhe gjetjes së një zgjidhjeje kompromisi për normalizimin e marrëdhënieve, me kufizime të përcaktuara qartë, të gjitha me synimi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe zgjerimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në postimin e presidentit serb në rrjetet sociale.

Të hënën pati një takim mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel, në fokus të së cilit ishte plani frnako-gjerman.

 

vucici von der leyen dialogu kosova

Lini një Përgjigje