
Kreu i OKB-së ka thënë se numri i civilëve të vrarë në Gaza tregon se ka diçka "qartësisht të gabuar" me operacionet ushtarake të Izraelit.
Antonio Guterres tha se imazhi i tmerrshëm" i ardhur nga Gaza nuk ndihmoi opinionin publik të Izraelit, teksa shtoi se numri i fëmijëve të vrarë në këtë konflikt është në shifra rekord.
"Çdo vit, numri më i lartë i vrasjeve të fëmijëve nga ndonjë prej aktorëve në të gjitha konfliktet që ne jemi dëshmitarë është maksimumi në qindra. Ne kemi në disa ditë në Gaza mijëra e mijëra fëmijë të vrarë, që do të thotë se ka diçka qartësisht të gabuar në mënyrën se si po kryhen operacionet ushtarake. Është gjithashtu e rëndësishme që Izraeli të kuptojë se është kundër interesave të Izraelit të shohë çdo ditë imazhin e tmerrshëm të nevojave dramatike humanitare të popullit palestinez. Kjo nuk e ndihmon Izraelin në raport me opinionin publik global", tha Guterres.
Lini një Përgjigje