
“Financial Times” ka bërë një artikull mbi krizën e refugjatëve, teksa ndalet dhe te pakti Rama-Meloni. Sipas saj, BE u informua vetëm një orë përpara se kryeministrat të dilnin në konferencë shtypi...
Vetëm disa javë pasi vendet e BE-së arritën një kompromis për reformën e azilit, Italia, Gjermania dhe Austria po vazhdojnë me planet e tyre të diskutueshme për të dërguar azilkërkues në vendet e treta.
Por ata ndoshta do të përballen me një ortek çështjesh ligjore, shkruajnë Sam Jones dhe Giuliana Ricozzi.
Konteksti: Italia ka njoftuar se do të trajtojë kërkesat për azil të emigrantëve, në Shqipëri. Gjermania po shqyrton gjithashtu përpunimin e kërkesave për azil jashtë territorit të saj, teksa Austria ka dekalaruar se do të bashkëpunojë për këtë çështje.
Marrëveshja Itali-Shqipëri ka zënë në befasi Brukselin. Komisioni Evropian u informua vetëm rreth një orë përpara se të shpallej pakti, thanë zyrtarët. "Nuk më pëlqen mënyra se si kjo ka ndodhur, ishte e keqe", tha një zyrtar i lartë i BE-së.
Giorgia Meloni, megjithatë, me gëzim ai ka lënë anash shqetësimet. “Ne informuam Komisionin Evropian për planin dhe nuk morëm kritika”, tha ajo për gazetën italiane “Il Messaggero”, duke e përshkruar marrëveshjen si një “model bashkëpunimi”.
Ajo theksoi se qendrat e pritjes të financuara nga Italia në Shqipëri do të kenë staf nga zyrtarë italianë dhe “respektimi i të drejtave të njeriut është plotësisht i garantuar”.
Ligjet e BE-së për azilin, duke përfshirë reformën që aktualisht po finalizohet nga shtetet anëtare dhe parlamenti evropian, përcaktojnë se azilkërkuesit "do të lejohen të qëndrojnë në shtetin anëtar" gjatë procedurës së tyre të azilit.
Kjo vlen kur njerëzit arrijnë në territorin e një vendi të BE-së, duke përfshirë ujërat e tij territoriale. Prandaj, ka të ngjarë që plani i Italisë të shkelë ligjet e BE-së, megjithëse detajet janë ende të paqarta.
Gjermania është pak më e kujdesshme dhe qeveria ka premtuar se vetëm do të shqyrtojë një skemë të tillë. Ideja ka fituar mbështetje edhe në mesin e disa liderëve të Gjelbër dhe Social Demokratëve, por qeveria e Olaf Scholz – pavarësisht se e ka vënë çështjen në tavolinë publikisht – pas dyerve të mbyllura ende beson se ajo është e pafuqishme.
Pengesat ligjore mund të jenë të pakapërcyeshme, thonë ekspertët në Ministritë e Brendshme dhe të Drejtësisë. Dhe edhe nëse jo, ekziston një problem praktik: asnjë vend i përshtatshëm jashtë BE-së nuk do të bëjë një marrëveshje me Gjermaninë.
Sipas Imogen Sudbery, drejtoreshë në Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit në Bruksel, propozime të ngjashme në të kaluarën nuk kanë shkuar përpara për shkak të "të metave të shumta në baza morale, ligjore dhe praktike".
"Ky vendim i jep gjithashtu një goditje të mëtejshme parimit të solidaritetit, i cili qëndron në zemër të një sistemi funksional evropian të azilit", tha Sudbery. /Përshtati “Pamfleti” nga “Financial Times”
Lini një Përgjigje