TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Nëntor 2023, 16:26

Lufta në Gaza, OKB kërkon armëpushim: Çdo 10 minuta vritet një fëmijë dhe 2 të tjerë plagosen

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, OKB kërkon armëpushim: Çdo 10 minuta vritet

Që nga 8 tetori, mbi 10.000 njerëz janë vrarë në radhët e palestinezëve. Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë 3,900 prej tyre janë fëmijë dhe mbi 2,400 persona janë gra.

Agjencitë kryesore të ndihmës së OKB-së dhe organizatat bamirëse ndërkombëtare vijojnë të bëjnë thirrje për një “armëpushim humanitar” të menjëhershëm.

Thirrja u bë edhe në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga drejtuesit e Ocha, Unicef, Programi Botëror i Ushqimit, OBSH, Save the Children dhe Care International.

Kjo deklaratë e cilëson situatën në Gaza si “të tmerrshme” dhe “të papranueshme”, ndërsa zyra e Kombeve të Bashkuara njofton se mesatarisht çdo dhjetë minuta në Gaza vritet një fëmijë palestinez dhe dy të tjerë plagosen.

“Për gati një muaj bota ka vëzhguar evolucionin e situatës në Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze. Ne lexojmë me tronditje dhe të tmerruar numrin marramendës të jetëve të humbura dhe të plagosurve. Vrasja e tmerrshme e shumë civilëve në Gaza është e rëndë, siç është edhe privimi i 2.2 milionë palestinezëve nga ushqimi, uji, ilaçet, energjia elektrike dhe karburantet. Një popullatë e tërë është e rrethuar dhe nën sulm, e privuar nga aksesi në mallra thelbësore për mbijetesën, bombarduar në shtëpitë e tyre, strehimore, spitale dhe objekte kulti. Kjo është e papranueshme”, thuhet më tej në deklaratë.

gaza lufte femije

Lini një Përgjigje