
Ndalohen ndëshkimet kolektive dhe gjithashtu të gjitha masat e frikësimit ose terrorizmit.
Shefi i të drejtave të njeriut në OKB ka thënë se Izraeli po ushtron "dënime kolektive" mbi civilët në Gaza.
Ai u bëri jehonë komenteve të Antonio Guterres, kreut të OKB-së, i cili tha dy javë më parë se sulmet e Hamasit nuk mund të "justifikojnë ndëshkimin kolektiv" të popullit palestinez.
Kritikët e veprimeve të Izraelit thonë se ndërprerja e energjisë dhe ujit në Gaza përbën një dënim kolektiv. Këto akuza shpjegohen shumë qartë nga ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe konventat.
Është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, sepse prek drejtpërdrejt civilët. Ndalimi i dënimit kolektiv në të drejtën ndërkombëtare humanitare daton nga Konventa e Hagës (II) e vitit 1899, e cila është ratifikuar nga Mbretëria e Bashkuar.
"Asnjë dënim i përgjithshëm, në të holla ose ndryshe, nuk mund të shkaktohet mbi popullatën për shkak të veprimeve të individëve për të cilat ata nuk mund të konsiderohen si përgjegjës bashkërisht dhe individualisht", thuhet në konventë.
Konventa e Katërt e Gjenevës - e cila është miratuar gjithashtu nga disa vende duke përfshirë Izraelin, MB dhe SHBA - përfshin një ndalim të ngjashëm, por më specifik.
Ku thotë se; “asnjë person i mbrojtur nuk mund të dënohet për një shkelje që ai ose ajo nuk i ka kryer personalisht. Ndalohen ndëshkimet kolektive dhe gjithashtu të gjitha masat e frikësimit ose terrorizmit"./SkyNews
Lini një Përgjigje