TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Nëntor 2023, 16:59

Lufta në Gaza, Guterres: Ky është konflikti që ka shënuar numrin më të lartë të punonjësve të vrarë të OKB-së

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, Guterres: Ky është konflikti që ka

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka konfirmuar një rritje të numrit të punëtorëve të OKB-së të vrarë që nga 7 tetori në luftën në Gaza.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se numri i punonjësve të OKB-së të vdekur është rritur në 92, nga 89 që ishte në mëngjes.

Po ashtu bëhet me dije se ky është numri më i madh i të vrarëve në një konflikt të vetëm që nga krijimi i OKB-së në 1945.

Kujtojmë se gjatë luftimeve të këtyre ditëve, më shumë se 10 mijë persona kanë humbur jetën në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Ndërkohë që Izraeli ka nisur kundërofensivën tokësore dhe është futur brenda qytetit të Gazës, numri i viktimave pritet të rritet edhe më shumë.

gutteres okb

Lini një Përgjigje