TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Maj 2026, 11:31

Lufta me SHBA-në dobëson monedhën iraniane, riali bie në pikiatë nga sanksionet 

Shkruar nga Pamfleti
Lufta me SHBA-në dobëson monedhën iraniane, riali bie në
Monedha iraniane 'riali'

Monedha kombëtare e Iranit ka pësuar një tjetër rënie të ndjeshme, duke arritur nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit amerikan, në një kohë kur autoritetet përpiqen të zbusin efektet e masave kufizuese që rëndojnë ekonominë e vendit.

Sipas raportimeve, riali zbriti deri në 1.81 milion për një dollar, përpara se të rikuperonte lehtësisht një pjesë të humbjeve. Mediat vendase bëjnë me dije se vetëm në ditët e fundit, valuta ka humbur rreth 15% të vlerës së saj.

Dobësimi i monedhës shihet në kontekstin e tensioneve të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, si dhe ndikimit të sanksioneve afatgjata mbi ekonominë iraniane. Zhvillimet e fundit, përfshirë sulmet ajrore të nisura më 28 shkurt dhe kufizimet ndaj aktivitetit detar, kanë goditur eksportet e naftës dhe kanë penguar prodhimin e brendshëm.

Megjithëse palët ranë dakord për një armëpushim më 8 prill, presioni ekonomik u rrit më tej pas vendosjes së masave të reja kufizuese më 13 prill, duke e bërë më të vështirë për Iranin sigurimin e valutës së huaj përmes eksporteve. Në këtë klimë, inflacioni vjetor është rritur nga rreth 40% para konfliktit në afro 50% në fillim të prillit.

Rritja e çmimeve të produkteve bazë, si orizi, vezët dhe mishi i pulës, ka rënduar më tej jetesën e qytetarëve. Sipas raportimeve, përkeqësimi i situatës ekonomike ka nxitur edhe protesta në shkallë vendi gjatë muajve të fundit.

Organizatat për të drejtat e njeriut pretendojnë se reagimi i autoriteteve ndaj protestave ka qenë i ashpër, me pasoja të rënda për demonstruesit.

monedha iraniane lufta shba-iran

Lini një Përgjigje